Konfirmohet rasti i parë me coronavirus te të posalindurit në Kosovë

Në Kosovë është shënuar edhe rasti i parë me coronavirus te të posalindurit, transmeton Mediafokus.info

Lajmin e ka bërë të ditur Burbuqe Skenderi, kryetare e Shoqatës së Neonatologeve në Kosovë.

Ajo ka konfirmuar se gjendja e përgjithshme e foshnjës është stabile.

“Shoqata e Neonatologeve të Kosovës raporton rastin e parë te të porsalindurit me Covid pozitiv, gjendja e përgjithshme e foshnjës momentalisht stabile. Bëni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë!”, ka shkruar Skenderi.Mediafokus.info/