Koronavirusi vret inspektorin në moshë të re, dy javë më parë i mori nënën

Koronavirusi vijon të marrë jetë. Së fundmi, viktimë e këtij virusi ka mbetur inspektori arsimor në Tiranë, Alfred Koçi. Akoma më tragjik është fakti se rreth dy javë më parë virusi kishte vrarë nënën e Koçit.

Edhe pse në moshën 40-vjeçare dhe pa sëmundje të tjera shoqëruese, Alfredi nuk mundi t’i bënte ballë këtij virusi, raporton Top Channel.

Ndërkohë, kolegët kanë bërë një dedikim prekës për 40-vjeçarin, duke e cilësuar si një njeri të papërtuar në Zyrën Vendore të Arsimit.

“Nuk kemi fjalë ngushëllimi për largimin e parakohshëm të të ndjerit Alfred Koçi!

Më i qeshuri dhe i papërtuari ndër ne në Zyrën Vendore të Arsimit!

Trishtim i madh! Nuk munde mik i shtrenjtë të mundje të keqen që të kaploi dhe të largoi nga familja jote e dashur, të afërmit e tu dhe shoqëria jote! Na le të gjithve me një plagë të madhe të pashërueshme në shpirt!

Do të na mungosh shumë o njeri i mire!

Do të na mungojë optimizmi yt, zëri yt, gazi yt i dlirë!

Ti nuk ke më nevojë për ne, aty lart në qiellin e amëshuar! Por ne kemi nevojë të të sjellim nëpër kujtime!

U prehsh në paqe inspektor Alfred Koçi, mik i mirë, baba i dashur, prind i përkorë!

Qofsh i parajsës!”