Kosi mbron nga infeksionet dhe alergjitë

Kosi është një nga ushqimet më të përdorura në tryezat shqiptare. Mund të përdoret në forma të ndryshme dhe i kombinuar me produkte të shumta, në çdo vakt ushqimor. Mund të hahet siç është, mund të bëhet dhallë, tarator, mund të kombinohet me fruta të ndryshme.

Kosi është i pasur me kalium, kalcium, magnez, vitaminë B2 dhe B12. Rekomandohet edhe për fëmijë. Sipas një studimi, fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.

Mjekët këshillojnë që kosi të konsumohet në mëngjes, për të përfituar nga vlerat që ai ka.

Nëse hani një filxhan me kos në mëngjes keni marr kalciumin e duhur që shërben për forcimin e kockave.

Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës. Personat që vuajnë nga fryrjet në stomak ose diarreja, duhet të hanë kos që në mëngjes.

Konsumi ditor i kosit në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret.

Kosi mbron dhe forcon imunitetin. Kjo ndodh sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.

Kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe në shëndetin e zemrës, sepse kaliumi që ai përmban ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi.

Kosi është një aleat shumë i mirë i grave (përmban lactobacile) sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale.