Kosova feston Kurban Bajramin me xhami të zbrazura

Në Kosovë sot po festohet Kurban Bajrami, por me xhami të zbrazura, shkruan Mediafokus.info.

Për shkak të situtatës së rëndë që po përballet vendi në kohë pandemie, me rekomandim të IKSHP, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se nuk do të falet Namazi i Kurban Bajramit.

Ai, po ashtu, ka kërkuar që të festohet me zemër, duke mos shkuar në asnjë mënyrë nëpër vizita urimi.

Festa e Kurban Bajramit karakterizohet me therrjen e kurbanit, si akt sacrifice për Zotin.

Kjo është hera e dytë radhazi që festa e Bajramit nuk festohet sipas traditës për shkak të situatës me pandeminë COVID-19. /Mediafokus.info/