Kosova ka aktualisht 1 mijë e 485 raste aktive me COVID-19

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, në javën e fundit, ka bërë që të rritet numri i rasteve aktive, transmeton Mediafokus.info.

Aktualisht, Kosova ka 1 mijë e 485 raste aktive me COVID-19, sipas shifrave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmuar rritja e ndjeshme e numrit të rasteve të reja  – 148.

Totali i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 16.754, 14.617 janë shëruar, dhe 653 raste të vdekjeve./Mediafokus.info/