Kosova lehtëson procedurat për pajisje me pasaportë dhe patentë-shofer

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka marrë vendim për lehtësimin e procedurës për pajisje me pasaportë dhe patentë-shofer.

Më këtë vendim përkohësisht qytetarëve të Republikës së Kosovës ju mundësohet pajisja me pasaportë edhe në mungesë të posedimit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës.

Pajisja e shtetasve të Republikës së Kosovës me patentë-shofer, mund të bëhet edhe me pasaportë të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie.

Tërheqja në rastet e caktuara të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit me autorizim në Qendrat për Pajisje me Dokumente në Republikën e Kosovës, mund të bëhet edhe në mungesë të origjinalit të letërnjoftimit, pasaportës, patentë shoferit paraprak dhe të autorizimit origjinal.