Kosova luan baras me Moldavinë

Kosova nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballje me Moldavinë, pasi luajti baras 1:1, në ndeshjen e zhvilluar në Parma të Italisë, në kuadër të Ligës së Kombeve. 

Moldavia kaloi e para në epërsi me golin e Nicolaescu (’20), me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë, raporton mediafokus.info.

Në pjesën e dytë, Kosova e kontrolloi ndeshjen dhe krijoi disa raste shënimi, por që nuk arriti të dalë me fitore nga “Ennio Tardini”.

Goli i barazimit u shënua nga Benjamin Kololli (’71), pas një aksioni të rrjedhshëm.

Me këtë barazim, Kosova ka një pikë, sa kanë edhe skuadrat tjera në grupin e 3-të të Ligës C, Greqia, Sllovenia dhe Moldavia.

Kosova ndeshjen e radhës do ta luajë më 6 shtator, kundër Greqisë./mediafokus.info/