Kosova me numrin më të madh të personave me COVID-19 që kanë hyrë në Gjermani

Në Gjermani gjatë një muaji sipas të dhënave nga Robert Koch Institute kanë hyrë 1 mijë e 755 persona nga Kosova të infektuar me COVID-19.

Pas Kosovës, Turqia renditet e dyta me 1 mijë e 134, Kroacia me 786 dhe Bullgaria me 322.

Ambasada e Kosovës në Gjermani më herët u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që posa të futen në territorin e shtetit gjerman të bëjnë testet për COVID-19 në aeroporte dhe vendbanimet ku bashkëatdhetarët tanë jetojnë.

Përndryshe, ata do të ballafaqohen me masa të ashpra nga autoritetet gjermane.