Kosova mposhtet në “Fadil Vokrri” nga grekët

Kosova është mposhtur nga grekët në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me rezultat 1:2, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, trajneri i Kosovës nuk u duk i zhgënjyer gjithaq pas ndeshjes, duke thënë se kjo nuk ishte dita më e mirë për ne.

Si duket, Challandes është i fokusuar më tepër te ndeshja me Maqedoninë e Veriut, e cila luhet në tetor, se sa te ndeshjet e grupeve.

Kosova, e cila luajti pa shumicën e lojtarëve standardë, të vetmin gol e shënoi nëpërmjet Bernard Berishës. /mediafokus.info