Kosova po hyn në një javë të nxehtë politike
Kosova po hyn në një javë të nxehtë politike, me plot shkarkime, me një proces të mandatuar për themelimin e një qeverie të re dhe me paralajmërime të protestave për 4 maj.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka mbajtur një konferencë për media së bashku me këshilltarin e tij politik Shkëlzen Gashi, ku presidentin Hashim Thaçi e ka cilësuar arbitrar sa i përket sjelljeve dhe verpimeve të tij për të formuar një qeveri të re pa LVV.
Sipas tij, presidenti nuk po vepron në përputhje me Kushtetutën.
“Unë nuk e kam tekstin me nënshkrim të Presidentit të ofertës për partinë e dytë. Duhet ta shohim letrën me nënshkrim dhe me çfarë baze kushtetuese është bërë kjo ofertë për partinë e dytë”, ka thënë ai.
Kurti tha se Presidenti nuk mund ta shkruajë kushtetutën, por duhet ta respektojë atë.
“Letra e parë pas mocionit ishte me 2 prill që ma dërgoj presidenti, në pasditën e 22 prillit konstatoi që ne po e refuzojmë. Kjo është arbitrare, ku shkruan në kushtetutë që 20 ditë më pas duhet të konkludojë që është refuzuar mandatimi”, ka thënë ai.
Pas konsultimeve me partitë politike parlamentare, presidenti Thaçi i ka ofruar LDK-së, si subjekt i dytë zgjedhje, formimin e një qeverie të re, ku pritet të përfshihen edhe AAK, Nisma dhe komunitatet.
LDK-ja ka mbajtur takimin e kryesisë, ku e ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër dhe tani pritet që ky propozim të marrë dritën jeshile edhe nga Këshilli i Përgjithshëm.
Deri në fund të javës është paralajmëruar finalizimi i procesit për formimin e qeverisë Hoti.
Ndërkohë, përmes rrjeteve sociale janë bërë thirrje për protesta më 4 maj.
Kurti tha se LVV nuk ka thirr[ protesta, por as nuk e kundështon të drejtën e qytetarëve për protesta.
Sidoqoftë, Kosova po hyn në një javë të nxehtë politike/mediafokus.info