Kosova shënon viktimën e 250-të nga COVID-19, ja nga cila Komunë është

Një paciente nga Suhareka ka ndërruar jetë pasi është prekur me Covid-19, e cila ishte hospitalizuar në Spitalin Regjional të Prizrenit, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Suharekes, Besa Kuqi, e cila tha shkruar se  viktima ka qenë e hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ndërsa ka rezultuar pozitiv me 30 korrik.

“Numri i viktimave nga ky virus i msheftë arrin në gjashtë në komunën tonë. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën, mbajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër COVID-19”, ka shkruar Kuqi në Facebook.

Me këtë rast, numri i vdekjeve në nivel vendi shkon në 250./Mediafokus.info/