Kosovës i arrijnë 5 mijë teste për Covid nga UNDP dhe Luksemburgu

Kosova ka pranuar sot 5 mijë teste për Covid 19 nga UNDP-ja dhe Luksemburgu.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së b,ashku me Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dorëzuan sot ngarkesën e dytë të furnizimeve shëndetësore të përbërë nga 5,000 komplete testesh ekstraktimi, Ministrisë së Shëndetësisë për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK).

Në pranimin e këtij donacioni në IKSHPK, ishin të pranishëm Dr. Arben Vitia-Ministër i Shëndetësise dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe nikoqirët Drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së, Prof. Dr. Naser Ramadani dhe Drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë Dr Xhevat Jakupi.

Ky donacion vjen si pjesë e një marrëveshje të arritur midis Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe UNDP-së për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme për Kosovën për të luftuar COVID-19./mediafokus.info