Krasniqi: S’ka më listë të pritjes për Rezonancë Magnetike

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, infektologu Valbon Krasniqi, ka njoftuar se nga nesër pacientët nuk do të presin më për rezonancë magnetike.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

“Edhe përkundër fokusit në pandeminë COVID-19, me angazhimin menaxherial dhe profesional të stafit të Radiologjisë është arritur të eliminohet në tërësi lista e pritjes”, ka shkruar Krasniqi.