Krimet serbe: Gjyshja Nole u vra vetëm pse ishte e lindur në vitin 1912

Krimet mbi popullsinë civile në Kosovë, kanë ngelur të pa ndëshkuara. Në mesin e të vrarëve në rajonin e Gjilanit, është edhe plaka Naile Canolli Jahiri, e cila ishte e lindur në vitin e pavarësisë së Shqipërisë.

Gjyshja Nole u vra në pragun e shtëpisë, në Vërbicë të Zhegocit, sepse duket se edhe datëlindja e saj i tërboi ushtarët dhe paramilitarët serbë.

Në këtë ditë, Nolen e kanë kujtuar familjarët e saj, të cilët kanë shkruar:

“Sot, 22 maj 2020, bëhen 21 vite nga rënia e gjyshes tonë Naile Jahiri – gjyshja Nole që u vra nga ushtria serbe në pragun e shtëpisë. Qoftë i përjtshëm kujtimi për gjyshën tonë”.

Ndryshe, Zhegovci dhe Vërbica kanë përjetuar të njëjtin fat, sikurse fshatrat tjera të Gjilanit e Kosovës.

Ofensiva serbe në këto rajone nuk ka kursyer as fëmijë, pleq e gra. /mediafokus.info