Gjyshja Nole u vra vetëm pse ishte e lindur në vitin e pavarësisë

Krimet mbi popullsinë civile në Kosovë, kanë ngelur të pa ndëshkuara.

Në mesin e të vrarëve në rajonin e Gjilanit, është edhe gjyshja Naile Canolli Jahiri, e cila ishte e lindur në vitin e pavarësisë së Shqipërisë, më 1912.

Gjyshja Nole u vra në pragun e shtëpisë, në Vërbicë të Zhegocit, sepse duket se edhe datëlindja, po edhe krenaria e saj përballë tyre i tërboi ushtarët dhe paramilitarët serbë.

Në këtë ditë, gjyshen Nole e përkujtojnë çdo vit familjarët e saj.

Një rrugë në Vërbicë sot e mban emrin e gjyshes Nole.

Ndryshe, Zhegoci dhe Vërbica kanë përjetuar fatin e zonave tjera tjera të luftës në Kosovë.

Ofensiva serbe në këto rajone nuk ka kursyer as fëmijë, pleq e gra. /Mediafokus.info