Kryeministri Rama mbetet jetim

Kryeministri Edi Rama ka mbetur jetim nga sot e në të ardhmen. Aneta Rama, nëna e Edit është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka ndarë vetë Rama me një postim të bërë në faqen e tij në Facebook.

“Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”- shkruan Rama.

Mesazhi i Ramës:

Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam. /mediafokus.info