Kryeministri shqiptar, Edi Rama vjen sot në Kosovë për vizitë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën. Vizita e tij vjen pas puiblikimit të aktakuzës nga Specialja ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe si dhe ish-kryeparlamanetarin Kadri Veseli.

Pritet që Rama të takohet me  thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti, kryeministri, kryeparlametnarja si dhe liderët e partive.

Muajve të fundit, u duk sikur pati një ftohje të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri.

Javën që shkoi Rama pati foli gjerë e gjatë në Kuvendin e Shqipërisë për luftën e pastër të UÇK-së si dhe për komandantët e UÇK-së për një Kosovë të lirë dhe të pavarur./mediafokus.info