Kryeshefi i DFC: Jemi kaubojë sepse nuk lejojmë të kaluarën ta përkufizojë të ardhmen

Kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave, amerikani Adam Boehler, ka folur rreth marrëveshjes së nënshkruar sot mes tij dhe Kryeministrit kosovar Avduallah Hoti.

Ai tha se në të përfshihet investim për zhvillimin ekonomik në Kosovë, njofton Klan Kosova.

”Ne jemi 100 milionë dollarë bankë që do të investojmë në Kosovë. Nuk kam ardhur i vetëm, por së bashku me zëvendësadministratorin e USAID-it nga Departamenti i Energjisë”.

”Jemi të fokusuar në eksport dhe import në Departamentin Ekonomik”.

”Është një delegacion i paprecedent për SHBA-të. Kemi ardhur të nënshkruajmë një marrëveshje për të investuar në Kosovë dhe për të mbështetur miqtë tanë këtu”.

Ndërkaq lidhur me komentet ndaj bashkëpunëtorit të tij, Grenell, ku e paraqisnin si ”kauboj”, Boehler e vlerëson si diçka jo shumë komplimentuese, por nuk është tërhequr nga një epitet i tillë.

”Gjatë udhëtimit kam lexuar një artikull, që është quajtur kauboj”.

”Nuk mund të them doemos se është komplimentuese, por jemi kauboj sepse jemi të orientuar, dhe nuk e lejojmë të kaluarën ta përkufizojë të ardhmen”, transmeton Klan Kosova.

”Sepse ata mbajnë fjalën e tyre kur premtojnë diçka – kjo është ajo çfarë synojmë të arrijmë”.