Kryetari i Budvës tërhiqet zvarrë nga njësia speciale e Malit të Zi

Kryetari i Budvës, Marko Carevic dhe kryetari i Asamblesë Komunale (MA) i Budvës, Krsto Radovic, janë arrestuar sot në mëngjes para ndërtesës komunale, përcjellë express.

Në aksionin e policisë speciale në Mal të Zi janë arrestuar edhe menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Bocovic, sekretari për investime, Mladen Mikijel, Nikolla Jovanoviq, kreu i kabinetit të Carevic, si edhe Gjorgje Vujovic e këshilltari i Carevic.

Në pamjet e publikuara shihet se si Carevici është nxjerr dhunshëm nga Komuna, ndërsa për arrestimin e zyrtarëve të tjerë ka pasur edhe rezistencë, për çka është nevojitur edhe përdorimi i sprejit. /mediafokus.info