Ku janë varret e shenjta, që “tri herë me i lëpij, kismetin n`derë e ki”

Populli ka krijuar legjenda e rrëfime për vende, të cilat konsiderohen të shenjta.

Bestytni të tilla ka edhe për një lis e dy varre, me të cilat ka ironizuar publicisti Agron Abazi.

Te ky lis i vjetër, ku ndodhen dy varre pranë, nevojtarët shkojnë për ilaç e për kismet.

Ky është postimi shumë interesant i Agron Abazit, që përmbanë një dozë ironie për bestytnitë në varreza.

“Thanë se lisi i ka 300 vjet e kusur. Aty janë dy varre misterioze, me i lëpij tre here, si të dalësh prej aty, kismetin n’derë e ki!

Veç bane men në çka ende besojnë njerëzit”!, shkruan Abazi./mediafokus.info