Kujt i referohet Luta si ‘këmba e pulës’?

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri – Luta dhe kryetar i Gjilanit, njihet për shprehjet thumbuese që i përdor, kryesisht, për kundërshtarët politikë, por kujt i referohet ai me togfjalëshin interesant që e përdor shpesh ‘këmba e pulës’?

Nuk bëhet fjalë për këtë shpend, por si ilustrim për trekëndëshin kufitar që e lidh Gjilanin me Kumanovën dhe Preshevën, transmeton Mediafokus.info.

Këtë term, kreu i Gjilanit e ka theksuar disa herë, sidomos në konferencat regjionale, ku zakonisht marrin pjesë kryetarët e 17 komunave të regjionit lindje./MediaFokus/