Kur Adem Mikullovci e imitoi Kadri Veselin dhe Kuvendi shpërthen në gaz

Legjenda e aktrimit kosovar që ndërroi jetë sot, humorin e tij e përcolli edhe sa ishte deputet i Kuvendit të Republikës, në legjislaturën 2017-2019, raporton Mediafokus.info.

Ai e imitoi kryekuvendarin Kadri Veseli për shpejtësinë e të folurit, në një rast dhe krejt kuvendarët shpërthyen në gaz.

“Gjgjgjgjshshsh shpejt e ma shpejt”, e nisi ‘fjalimin’ e tij Mikullovci, teksa deputetët nuk u përmbajtën nga të qeshurat, përfshirë edhe kryetarin e asaj kohe, Kadri Veseli.

“Epo fola sikur ju z. kryetar, shumë shpejt po lexoni, nuk e di cka po votoj, nuk e di cka po folni”, shtoi Mikullovci, i cili e mori përgjigjen e Veselit.

“Unë ma s’pari jam  gëzum se u frikësova që s’je mirë. Të falënderoj si ma bane me dije si unë s’qenkam mirë”, iu përgjigj Veseli, tashmë të ndjerit Adem Mikullovci./Mediafokus.info/

Ja deklarata e famshme e Adem Mikullovcit: