Kur vaksina kundër COVID-19 të jetë gati, kush do ta ketë më së pari?

Dhjetëra miliarda dollarë janë duke u investuar nga korporatat e sektorit privat dhe qeveritë, prandaj ka dyshime se vaksina kundër COVID-19 nuk do shpërndahet në mënyrë të drejtë.

Mbretëria e Bashkuar ka investuar 79 milionë në vaksinën e Universitetit të Oksfordit, në këmbim të 30 milionë dozave. Ky program është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë AstraZeneca, duke u premtuar Shteteve të Bashkuara 300 milionë doza të vaksinës, në këmbim të 1.2 miliard dollarëve.

Bashkimi Evropian po ashtu ka ndarë 2.3 miliardë dollarë për Strategjinë e Vaksinës Evropiane, për të siguruar se i gjithë blloku evropian do të ketë qasje në vaksinë.

Ka shumë të ngjarë që vaksina së pari do të shpërndahet në popullatat e vendeve të pasura, me pak ose aspak shpërndarje në vende të varfra dhe me popullsi të dendur, të paaftë për të përballuar vaksinat.