Kurteshi-Emini me dedikim për Zijadin Maliqin: Jeta jonë shoqërore e institucionale vështirë se do ta ketë më një emër si Ti

Lajmi për ndarjen nga jeta të profesor Zijadin Maliqit e ka pikëlluar shumë edhe kryesuesen e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini, e cila ka pasur fatin të punojë bashkë me të, në vendimmarrje dhe ekzekutiv.

“Jeta jonë shoqërore e institucionale, vështirë se do ta ketë më një emër si Ti…”, ka shkruar mes tjerash Kurteshi-Emini.

‘Lajmi për ndarjen nga jeta të prof. Zijadin Maliqit, na pikëlloi shumë! Njeriu i cili me veprën e tij në jetën shoqërore e institucionale, me njerëzinë e tij, me një profesionalizëm të pashoq dha shembujt më të mirë, për ne dhe gjithë tjerët që punuam për vite me radhë bashkë, iku, por na la pas shumë rrugë të mira, vepra të mira, fjalë të mëdha e nam shumë!

Mbase, është e vështirë të pranohen humbjet e tilla, jeta jonë shoqërore e institucionale vështirë se do ta ketë më një emër si Ti, por jemi të detyruar ta pranojmë vullnetin e Zotit, ashtu sic e ka përcaktuar.

Faleminderit qe ishe mes nesh z. Maliqi!

Në emër të Kuvendit Komuna të Gjilanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Maliqi, miqve, dashamirëve e bashkëpunëtorëve.

Pusho i qetë profesor, Gjilani do të rrojë me kujtimet më të mira ty!’