Kurteshi Emini u bën thirrje deputetëve: Votojeni projektin e impiantit

Shpresa Kurteshi Emini

Komuna e Gjilanit, vazhdimisht e ka trajtuar me prioritet nevojën e ndërtimit të Impiantit të ujërave të zeza.

Duke e ditur rëndësinë e evitimit të kësaj problematike, edhe si Kuvend Komunal, jemi angazhuar maksimalisht duke e përdorur të gjithë kapacitetin tonë në të gjitha dispozitat ligjore dhe njerëzore, në funksion të kësaj çështjeje.

Kuvendi i Komunës ka aprovuar propozimin e Kryetarit të Komunës nr.02-320 të datës 08.05.2019 për Shpalljen e Interesit të Ligjshëm Publik për shpronësimin e pronavetë paluajtshme private në ZK Uglar për sigurimin e tokës për nevoja të implementimit të projektit “Fabrika për trajtimin e ujërave të zeza”

Ndërkaq sot, ky projekt jetik për qytetarët e Komunës së Gjilanit, për tu realizuar, ka nevojë të mbështetet nga Parlamenti i Kosovës, veçanërisht për deputetët të cilët përfaqësojnë Gjilanin në Kuvend!

(Autorja është kryesuese e Kuvendit Komunal)