Kurti: Me mua kryeministër, nuk ka marrëveshje për shkëmbim territoresh

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet mocioni për rrëzimin e qeverisë, ka folur edhe kryeministri Kurti, i cili ka thënë se krejt kjo po bëhet për të mundësuar një marrëveshje për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Për bindjen time, motori i këtij nxitimi nuk ka të bëjë fare as me ministrin, as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh, tha Kurti.

Sipas tij, ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë, pasi që ai është bërë pengesë për këtë pazar.

“Me mua kryeministër, nuk ka marrëveshje as në shtëpi të bardhë, as të gjelbër, as të kuqe”, ka thënë Kurti.

Ai u shpreh i bindur se marrëveshje është e gatshme/mediafokus.info