Kurti nuk ndalet, shkarkon edhe Hotin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilit sonte iu hoq besimi nga Kuvendi i Kosovës, ka shkarkuar Avdullah Hotin nga pozita e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

‘’Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, z Avdullah Hoti’’, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Ndryshe, Kurti shkarkoi edhe Agim Veliun para disa ditëve nga pozita e ministrit të Brendshëm dhe ky ishte njëri nga shkaqet për inicimin e votëbesimit ndaj tij./mediafokus