Kurti: Serbia, sërish po provokon një konflikt të ri me shqiptarët

Kryetari i REK-ut, Faton Kurti, pas hyrjes së xhandarmërisë në territorin e Kosovës, ka reaguar duke thënë se Serbia, sërish po provokon një konflikt të ri me shqiptarët.

“Zagarët e Vuqiçit” xhandarmëria serbe për herë të dytë brenda një periudhe shumë të shkurtër, futet thellë brenda territorit tonë duke cënuar integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës.

Organet tona qeveritare janë në një narkozë të plotë pasiqë nuk po reagojnë fare!!!

ZGJOHUNI – sepse armiku po na teston sesa larg mund të shkojë me ne!

Republikanët e Kosovës i bëjnë thirrje KFOR të kryejë detyrën e vet dhe të ndërmarrë menjëherë të gjitha masat ndaj këtyre provokimeve nga ana e xhandarmërisë serbe, përndryshe situata mund të përshkallëzohet sepse Shqiptarët do ta mbrojnë territorin e vet me çdo kusht.

Si duket, Vuqiçi është duke bërë çmos që Serbia të mbetet një ditë “Beogradski Pashalluk”, ka thënë republikani Faton Kurti./mediafokus.info