Kusari-Lila: Qytetarët u lutën me na ra Coronavirusi

Kritika të ashpra po shpërfaqin mes vete deputetët e Kuvendit të Republikës, në seancën për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Madje, deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka treguar për mallkimin e popullit për mbajtjen e kësaj seance, në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e coronavirusit.

“E keni parë që qytetarët na kanë sharë sot. Bile, janë lutur që të na bie Coronavirusi, neve, 120 deputetëve të Kuvendit”, ka thënë Kusari-Lila. /Mediafokus.info/