Kush e paralajmëroi me saktësi tërmetin, por nuk u mor parasysh?

Shqipëria u godit nga një tërmet me fuqi 6.4 ballë të shkallës Rihter, i paraprirë nga të tjerë tërmete dhe i shoqëruar me pasgoditje të fuqishme, me epiqendër në detin Adriatik, 10 km nga qyteti i Durrësit. Numri i viktimave ka shkuar në 25, ndërsa në spital janë paraqitur mbi 600 të lënduar për të marrë ndihmë mjekësore. Dyshohet se ka ende persona të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Sizmologët kanë deklaruar se deri më tani janë numëruar mbi 200 lëkundje të tokës në Shqipëri.

Ndërkohë, një muaj më parë, një qytetar nga Fieri, i quajtur Gani Gurguri, ka parashikuar se Shqipëria do të goditet nga një tërmet i fuqishëm në muajin nëntor.

Madje, Gurguri ka parashikuar me precizitet edhe datën se kur do të ndodhë tërmeti, vetëm ka gabuar epiqendrën e tij. Në një intervistë për “Dritare.net”, më 20 tetor, parashikuesi i pazakontë është shprehur se një tërmet i fuqishëm do të shkundë Shqipërinë në datat 25-27 nëntor. “Dashuria për natyrën më ka bërë të merrem me këtë gjë. Duke e njohur natyrën, fillon t’i kuptosh shenjat e saj, nëpërmjet të cilave ajo kërkon të komunikojë me ne”, ka thënë ai.

Parashikimet e tij janë të hershme dhe rezultatet janë më se të sakta. Ai ka parashikuar përmbytjet, motin e keq, vërshimet dhe tërmetet, ku ka pasur edhe viktima, të gjitha me saktësi. Madje ai parashikoi, ndryshe prej meteorologëve që paralajmëronin shi, se më datë 10.6.2007, ditën e vizitës së Xhorxh Bushit në Shqipëri, do të mbante kohë e mirë dhe ashtu ndodhi.

Guri ka parashikuar tërmetet në Korçë, që ishte 4.5 ballë, në Itali, Greqi, Mal të Zi, në Indonezi, Kinë, Itali, Maqedoni, Greqi etj. Saktësisht e ka parashikuar edhe tërmetin e 26 nëntorit.

Sa i përket motit dhe tërmeteve për ditët e ardhshme, Guri thotë se 24-30 nëntor do të ketë reshje dhe me interval të shkurtër përmirësimi, kurse 25- 27 nëntor lëkundje tërmeti.

Sipas tij, në fund të muajit nëntor, nga tërmeti do të goditet zona Gjirokastër–Janinë. Do të jetë i ngjashëm me tërmetin e kaluar.

Falë saktësisë në parashikime, njerëzit kanë filluar ta besojnë Gërgurin.

“Dikur më shihnin si të çuditshëm, ndërsa tani më shohin si fenomenal. Ka nga ata njerëz që nuk ndalojnë së më pyeturi për data të ndryshme, për arsyet që kanë”, ka thënë Gërguri, njeriu që komunikon me natyrën dhe i njeh të mirat dhe të këqijat e saj me saktësi të pabesueshme.