Kush e quan Vjosa Osmanin ‘grua me parime të forta’

Deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, vajza e liderit demokrat Azem Hajdari, ka reaguar me disa fjalë pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së.

Hajdari ka thënë se e përgëzon Osmanin për qëndrimet dinjitoze dhe për paritmet e forta, duke i thënë se edhe vetë ka kapërcyer nëpër një rrugë të ngjashme, në përballje me burra që urrejnë demokracinë dhe mendimin ndryshe.

“Ju përgëzoj Vjosa Osmani për qëndrimet tuaja dinjitoze si një grua me parime të forta. Ju admiroj për kurajon tuaj. Unë, ashtu si ju sot, e kam kaluar në kurriz furinë e baltës dhe mërisë së politikës së burrave të cilët e urrejnë mendimin ndryshe dhe demokracinë”, ka shkruar Rudina Hajdari në llogarinë e saj në twitter./mediafokus.info