Kush e zbuloi se kryeministri shqiptar ka një vëlla në Rusi?

Gazetari Artur Çani ka zbuluar një të dhënë, sipas së cilës, kryeministri Edi Rama ka një vëlla në Rusi, raporton televizioni oranews.tv.

Ai ka thënë se se në Arkivin e Shtetit gjendet një deklaratë e lëshuar nga Kristaq Rama, ku është pranuar në Kuvendin Popullor, se ka qenë i martuar në Rusi dhe ka patur një djalë, përveç dy të tjerëve pas martesës së dytë me Aneta Kolekën, mbesën e Spiro Kolekës.