Kush është doktori hero i Lutfi Hazirit?

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një emision televiziv, ka folur gjatë për familjen e tij bilogjike, pak më shumë se herave tjera dhe ka përmendur edhe një doktor që ai e ka cilësuar hero.

Ndërkaq, duke folur për fëmijët e tij, ka folur për periudhën e lindjes së vajzës së tij, Lotinës, në kohën e luftës së Kosovës.

“Lotina ka lindur në ordinancën e dr. Hysen Sherifit dhe ky për mua dhe mjekët e asaj kohë janë heronjtë e gjallë të kohës”, ka deklaruar Haziri në emisionin n’Konak, transmeton Mediafokus.info.

Gjinekologu Hysen Sherifi tashmë është pensionuar në sektorit publik, derisa po e vazhdon punën në klinikën e tij private./Mediafokus.info/