Kush është kundër dasmave në Kosovë dhe pse?

Daut Dauti, ish-zëdhënës i Qeverisë së Kosovës në mandatin e Bajram Kosumit, ka komentuar vendimin për ndalimin e dasmave në Kosovë, që ka ardhur si pasojë e pandemisë Covid-19, duke thënë se kjo masë të mos shfuqizohet asnjëherë.

Sipas tij, dasmat në Kosovë nuk kanë qenë dasma, por tubime neveritëse.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Vendimi për ndalimin e dasmave nuk duhet të hiqet kurrë. Ky është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjë qeveri deri sot.

Këto, edhe ashtu, nuk kanë qenë dasma. Kanë qenë tubime neveritëse me muzikë shurdhuese e çoroditëse ku njerëzit hanin ushqim të keq, pretendonin se argëtoheshin, dhe e reklamonin statusin e tyre të rrejshëm shoqëror duke e nënçmuar njëri tjetrin me veshje, sjellje, etj./mediafokus.info/