Kush është ky i moshuar që jeton në këtë gjendje te pazari i gjelbër në Prishtinë?

Fotot e këtij personi e kanë vërshuar rrjetin. Ai që e ka bërë postimin, ka shkruar se te pazari i gjelbër në Prishtinë, rri ky i moshuar shqiptar, me zemër të bardhë e të dashur, ku e ka bërë një vend me 2 metra katrorë, veç sa mund ta fus trupin e tij.

Në këtë skutë, plaku nuk i ka as gjërat më të nevojshme për jetë. Ai thotë se fotot i ka marrë nga babai i shokut, që punon taksi afër tregut të gjelbër.

Personi që ka postuar fotot dhe një tekst të shkurtër, si apel për ta ndihmuiar këtë person, quhet Albion Rexha.

Nëse vërtetë është kështu gjendja e këtij personi, atëherë Komuna e Prishtinës duhet të reagojë urgjentisht dhe t`i gjejë një strehë.

Të paktën duhet verifikuar gjendjen e këtij të moshuari, sepse ai dhe askush tjetër nuk meriton të jetojë e shuhet në kushte të tilla mjerimi dhe pa askë pranë./mediafokus.info/

Ky është postimi:

Shoqni e familjare, ni lutje e kom per krejt juve.

Te pazari i gjelbert ne Prishtine, rrin ni i moshum Shqiptar, me zemer t’bardhe e t’dashtun, ku e ka bo ni vend me 2 metra katror, veq sa e nxen trupin e tij, nuk i ka as gjanat ma t’nevojshme.

Fotot i kom marr prej babes t’shokut qe punon taksist privat, afer pazarit t’gjelbert.

Ju kisha lut, nese veç nuk keni mundesi me ndihmu, qofte edhe krejt pak pare, ndihma ma e madhe osht me shpernda kete njoftim, ndoshta dikush i ka mundesite edhe ndihmon, te bojm lajm e t’ndihmojme s’bashku!

Falemnderit!