Kush është shqiptarja nga Kosova që u dekorua nga Ushtria e Zvicrës

Antigona Kalimashi, është shqiptarja e lindur dhe e rritur në Zvicër, e cila ka vendosur të ndjekë pasionin e saj për t’u angazhuar në forcat e armatosura të këtij shteti, ku jeton e punon një numër i konsiderueshëm i kosovarëve.

Ajo është 23 vjeҫe, me origjinë nga Prizreni dhe e ka ruajtur mirë gjuhën dhe lidhjet me Kosovën, të cilën e viziton shumë shpesh.

Para pak ditësh, Antigona është vlerësuar nga ushtria e Zvicrës me të ashtuquajturin “shiriti CdA”, shkruan njekomb.org.

Ajo e ka marrë të ashtuquajturën dekorata “Ribbon” për aktin guximtar për shpëtimin e një jete të një gruaje që kishte rënë para trenit në stacionin e Freiburg.

Antigona arriti që t’i ndalojë gjakderdhjen, duke përdorur rripin e uniformës ushtarake.

Sipas informacionit të publikuar nga faqja e “Schweizer Armee” mësohet se Antigona është personi i parë që ka marrë deri sot një “shirit CdA” nga shefi i Ushtrisë Zvicerane.

Antigona ka qenë ditën e sotme në një lidhje direkte ku foli në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e saj.

“Është e vërtetë se jam e para. Ndjenja është kënaqësi se kam mundur me e shfrytëzuar në jetë. Momentin kur ka ndodh ka patur shumë emocione, adrenalinë. Pastaj u ndjeva mirë që ushtria zvicerane e mirënjohu këtë këtë shpëtim”, tha Antigona./mediafokus.info