Kush fitoi nga koronavirusi?

Bletët kanë filluar të jenë më frytdhënëse, që prej fillimit të pandemisë, pasi njerëzit u izoluan, transporti publik dhe ajror ndaloi dhe lulet janë më të pastra.

Helen McGregor, pronarja e një nga fermave më të mëdha të bletëve në Britani, tha se situata aktuale i ka bërë njerëzit me të vetëdijshëm për natyrën.

Në fermën e saj ajo ka aktualisht 4.000 koshere dhe në total ka 50.000 bletë.

“Më pak trafik, më pak ndotje normalisht ka një ndryshim të mjedisit, gjë e cila ka ndikuar pozitivisht për bletë. Shpresojmë që këto ndryshime që shohim të qëndrojnë përgjithmonë. Njerëzit po i rikthehen rrënjëve të tyre dhe po shohin se çfarë është vërtetë e nevojshme në jetë dhe çfarë jo”, tha ajo.

Fermerët në këtë zonë varen nga bletët për të polenizuar të korrat e tyre dhe ferma e Helen siguron koshere bletësh për të ndihmuar me këtë.

Gjyshi i Helenit Kenneth McGregor e nisi këtë fermë që në vitin 1940, kur u kthye nga Lufta e Dytë Botërore.

Më pas ai vdiq në vitin 2016, në moshën 96 vjeç, por ia kaloi biznesin djalit të tij Murry, 65 vjeç.

Tani kompania ka qindra dyqane në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me katër ose pesë ekipe punëtorësh që kontrollojnë cilësinë e mjaltit.