Kush i kërkoi qeverisë Hoti rivarrimin e Shote Galicës në Kosovë?

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla i ka bërë kërkesë kryeministrit Hoti për rivarrimin e heroinës Qerime Radisheva (Shote Galica) nga Kruja në Kosovë.

Këshilli Bashkiak i Krujës ka marrë vendim për zhvendosjen e varrit të Shote Galicës në një lokacion tjetër dhe ajo duhet të pushojë në Kosovë, pranë bashkudhëtarit e bashkëluftëtarit, Azem Galica, ka thënë Syla.

“Të hënën me 27 korrik, i kam adresuar një kërkesë Kryeministrit Avdullah Hoti, për të nxjerr vendim qeveritar për rivarrimin e Heroinës Qerime Halil Radisheva (Shote Galica) në Kosovë.”

“Një varr i zbrazët që e shihni në foto, është pikërisht vendpushimi i saj në Galicë të Vushtrrisë, pranë Azemit, ka shkruar ai në Facebook, i bindur se kjo kërkesë do të realizohet.