Kush i ‘pajtoi’ të papajtueshmit Milazim Krasniqi e Albin Kurti

Profesori Milazim Krasniqi ka gjetur diçka ku mund të pajtohet me Albin Kurtin. Konstandin Kavafisi është ai që i ‘bashkon’ këto dy figura të papajtueshme mes vete.

‘Kam menduar se kurrë nuk mund të pajtohem me Albin Kurtin për ndonjë gjë, por ja që pajtohem me të, lidhur me arsimin e dobët, mungesën e leximit dhe dijen si vlerë. Ani kur ia pashë në dorë librin e Konstandin Kavafisit…’, ka shkruar Krasniqi.

‘Prandaj thonë: “Kurrë mos thuej kurrë!” Kam menduar se kurrë nuk mund të pajtohem me Albin Kurtin për ndonjë gjë, por ja që pajtohem me të, lidhur me arsimin e dobët, mungesën e leximit dhe dijen si vlerë. Ani kur ia pashë në dorë librin e Konstandin Kavafisit, u ngashëreva, sepse ai është njëri nga poetët që i pëlqej shumë. Veçmas poezia e tij “Duke pritur barbarët” është antologjike. Po përmirësohemi të gjithë, po shihet. Në fakt, vetëm ata që kanë fuqi të përmirësohen, mund të bëhen fitimtarë. Ndërsa kushdo që përsëritë gabimet e veta, edhe nga fituesi shndërrohet në humbës. Arsimi i mirë dhe dija e mirëfilltë kështu na mësojnë’./mediafokus.info