Kush ishin dy Tahirat e Gjilanit që e pushtuan majën Kilimanxharo

Kosovarët kanë “pushtuar” tashmë edhe majën Kilimanxharo, majën më të lartë në Afrikë, që ka një lartësi 5.895 metra.

Atje, ata kanë ngritur flamurin e Kosovës, në 10-vjetorin e pavarësisë së shtetit.

Në ekipin prej pesë vetash, ishin dy gjilanas, Ilir Tahiri e Tahir Ibrahimi. “Tahiri” i tretë në grup ishte Ridvani.

Dy të tjerët ishin Mensur Gashi e Smajl Kuqi. Të gjithë këta kishin bashkuar trevat, si Drenica, Prizreni, Peja e Gjilani.

Për Tahir Ibrahimin kjo ka qenë sfida e parë kaq e madhe.

“Jam i kënaqur që ia dola. Isha i përgatitur për t`ia dalë”, ka thënë ai.

Rruga deri atje kalon nëpër kampet Horombo, Mandaro, Kibo e të tjerë.

Kilimanxharo është mali më i lartë në Afrikë. Gjendet në verilindje të Tanzanisë, në kufi me Keninë.

Tanzania e ka njohur Republikën e Kosovës në vitin 2013.

Për Gjilanin është nder që i kishte dy qytetarë të tij në grupin prej pesë anëtarësh, i cili arriti në Kilimanxharo për të ngritur flamurin e shtetit të Kosovës. /mediafokus.info