Ky njeri shkonte këmbë nga Gjilani deri në Selanik për të blerë kripë

SABEDIN SHERIFI

Hanet e dikurshme ishin më shumë se shitore dhe më shumë se motele apo bujtina të kohës.

Në rajonin tonë sot ruhen shumë toponime të emrave të ndryshëm që ndërlidhen me Hanet e dikurshme.

Të tilla janë: Hanet e Zhegocit, Hani i Vërbicës, Hani i Llabjanit, Hani i Bresalcit e kështu me radhë.

Gati çdo vendbanim apo grykë mali, kishte një han apo bujtinë.

Në hane njerëzit pushonin dhe kalonin natën. Aty ata ushqenin dhe bagëtinë më të cilat i bënin rrugët e gjata në tërë Ballkanin.

Në hane nuk paguhej për akomodim, që do të thotë se ishin falas. Rregulli i kohës ishte i tillë.

Aty ushqeheshim udhëtarët me ushqimet që shërbente hanxhiu.

Hanet furnizoheshin me gjëra ushqimore si: vaj, sheqer guri, vajguri, barot armësh etj.

Një artikull shumë i domosdoshëm ishte edhe kripa.

Kripa si element i rëndësishëm ushqimor zinte vend shumë të rëndësishëm në familje.

Pa kripë, as buka nuk kishte shije thoshin ata që kishin kaluar krizën e mungesës së kripës në kohëra luftëtarësh.

Hanet furnizoheshin me mallra nga vendet e largëta, pasi që shumica e tyre nuk prodhoheshin në vend.

Si i ri më kujtohet kur tregtonte kripë një i moshuar në lagjen time, i cili kishte punuar si tregtar dhe furnizues i haneve.

Feriz Aliu, i lindur rreth viteve 1910-1993 tregonte se kripën dhe disa artikuj të tjerë i tregtonin nga Selaniku i Greqisë.

Më e mundimshmja ishte rruga nga Vërbica e Zhegocit deri në Selanik, sepse kjo rrugë bëhej më buaj.

Kafshët lodheshin nga rruga e gjatë, me plot sfida dhe më plot rreziqe nga kusarët e maleve.

Rruga zgjaste afërsisht dy javë ditë dhe po aq kthimi.

Kripa shpërndahej nëpër hane për t`u shitur pastaj.

Hanet pas Luftës së Dytë Botërore u ndaluan. Krejt çka ka mbetur nga ajo kohë, janë toponimet e haneve.

Sigurisht se në atë kohë, hanet kishin një vlerë shumë të madhe për banorët e këtyre anëve.

Kripa tregtohej në dy lloje, ajo e kuzhinës dhe ajo e gurit. Kjo e fundit shfrytëzohej për kafshë.

Ne të rinjtë sot kujtojmë punën e dikurshme vetëm si toponim, pa ditur se sa vështirë ka qenë dikur të furnizohesh më gjëra elementare ushqimore.

Si duket Feriz Aliun, fati i ecjes së rrugëve të gjata e kishte ndjekur edhe gjatë mobilizimit të dhunshëm në Luftës e Dytë Botërore.

Ai, në frontin e luftës, më kushëririn Sefë Sherifi, kishin ecur këmbëzbathur gjithë Kosovën, deri në frontet e luftës në Dalmaci.

Ferizi më së vështiri e kishte pasur kur nga atje solli orën e gjepit dhe lajmin e kobshëm për Sefën, i cili kishte mbetur në front si ushtar “vullnetar”. /Mediafokus.info/