Kush mund t`i këndojë Vitisë më mirë se Merita Sahiti?

Kënga e Burim Eminit “Ty Gjilan” po bëhet hit gjithandej. Pas Meti Malokut, atë e ka bërë cover në mënyrë të mrekullueshme edhe këngëtarja Merita Sahiti.

Kënga e saj “Ty Viti” është promovuar sot, në ditë Bajrami dhe menjëherë ka marrë jehonë të madhe, për faktin se Merita ka një vokal të jashtëzakonshëm dhe një interpretim unik.

Teksti i këngës “Ty Gjilan”, që nga Merita është përshtatur në “Ty Viti” prek në shpirt nostalgjikët e këtij qyteti, veçmas mërgimtarët, ata të cilët i kujtojnë nga larg rrugicat e këtij qyteti, kujtojnë babë e nënë, atje ku u flejnë ëndrrat, e ku i pret shoqëria.

“Atje flenë ëndrrat e mia, ku më pret përherë shoqëria, në ahengjet familjare këndojmë këngën qytetare”.

Kënga vijon tutje “Ty Viti, kah do që shkoj, të kam në zemër, kurrë s`të harroj, ah sa mall kam për ty, një kafe në shesh ta pi”.

Kënga duhet të dëgjohet e përjetohet. Komentet janë tepër./mediafokus.info/