Kush nuk mban maskë, hapë varre

Të gjithë ata persona që refuzojnë të mbajnë maskë, te ne në Kosovë dënohen me të holla, por në Indonezi, personat e tillë duhet të hapin varre për viktimat e koronavirusit.

Deri tani, 8 persona kanë marrë një dënim të tillë në Javën Lindore, me autoritetet vendore që thonë se ky dënim vjen për shkak se në zonë ka mungesë varrmihësish.

Sipas tyre, një dënim i tillë mund të bëjë që njerëzit të përdorin rregullisht maskën.

Që nga nisja e pandemisë, në Indonezi janë infektuar mbi 218 000 persona.