Kush nuk po ua bën hallall Milosheviqit e Mladiqit ‘që s’e faruan Drenicën’?!

Një shqiptar i Kosovës, në rrjetin social Facebook, ka shpërfaqur një urrejtje të paparë për rajonin e Drenicës, duke ia bashkangjitur një foto të kriminelëve serbë, Slobodan Milosheviq dhe Ratko Mladiq, shkruan Mediafokus.info.

Gazetari Berat Buzhala ka publikuar urrejtjen se si një shqiptar dhe aktivist partiak nuk ua bënë ‘hallall’ se nuk u farua Drenica nga dy kriminelët serbë, Slobodan Miloseviq dhe Ratko Mladiq.

Në foto shkruhet se “Kurr hallall mos ju koft qe Se keni Faru Drenicen krejt”.

E sipas Buzhalës kjo e tmerrshme dhe pastrim i tmerrshëm i trurit, një indoktrinim i paparë.

“Shqiptar i Kosoves, aktivist partiak, qe nuk ua ben hallall Sllobodan Millosheviqit dhe Ratko Mladiqit qe nuk e ka shfarose Drenicen. Qekaq larg kemi shku. Tmerr. Tmerr. Tmerr. Pastrim i tmerrshem i trurit. Indoktrinim i papare”, ka shkruar Buzhala./Mediafokus.info