Kush po e quan altruist Arbër Ismajlin?

Arbër Ismajli, me vendim të kryetarit Lutfi Haziri, tash e dhjetë ditë po e menaxhon ekipin e madh ndër-institucional të Gjilanit, kundër pandemisë së virusit Covid-19.

Deri tani, 15 raste kanë rezultuar pozitivë nga kjo komunë, nga më shumë se 100 raste që janë testuar.

Nënkryetari i Gjilanit është vazhimisht në terren, i mbështetur nga ekipi i madh, për t’iu ndihmuar njerëzve.

Në një rast, nënkryetari i kësaj komune e ka ‘ulur’ pak nivelin, duke i ndihmuar në veshjen e e rrobave mbrojtëse infermierit, Valdrin Toska.

E ky i fundit, e ka quajtur altruist.

“Gjate ditës së sodit me rastin e vizitës në familjet e prekura nga virusi COVID-19, ne Vrapqiq, unë si Infermier me ekipën që ishim së bashku mund të shtoj se në këto kohëra, po njoh njerëz që më befasojnë me altruizëm! Arbër Ismajli (Nenkryetar i komunës), me ke ba me njoh dimensione tjera të njeriut! Respekte dhe krenari Arbër!”, ka shkruar Toska, në profilin e tij virtual./Mediafokus.info/