Kush u mahnit me teknologjinë europiane dhe cilësinë e industrisë së mishit “Malësia”?

Industria e mishit “Malësia” me bazë në Gjilan, ka vite që në tregun kosovar ka sjellë produkte të mishit me cilësi të lartë, shkruan Mediafokus.info.

Sot, kjo kompani pati vizitorë të veçantë.  Ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa dhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin.

I pari i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është shprehur të jetë i impresionuar me atë që pa në këtë kompani.

“Sinqerisht, u mahnita me teknologjinë dhe proceset sipas standardeve europiane. Një shembull i mirë për t’u ndjekur nga të gjitha kompanitë, jo vetëm të këtij regjioni, por nga të gjithë përpunuesit në Kosovë. Është një moment kur mburresh dhe mbushesh me krenari me arritjet e kompanisë “Malësia”, ka vlerësuar pas vizitës, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, transmeton Mediafokus.info.

Përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë thënë se në vazhdimësi kanë punuar për të sjellë cilësi sa më të madhe për konsumatorët.

Ata tashmë janë përgatitur që edhe për hapin tjetër të madh – eksportimin e produkteve jashtë vendit./Mediafokus.info/