Kush u prek më shumë nga COVID-19 në Gjilan, burrat apo gratë?

Brenda 172 ditëve, në Gjilan janë prekur 855 qytetarë nga COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Në një statistikë që ka publikuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, del se burrat janë prekur më shumë se gratë nga virusi corona.

Sipas kësaj statistike, 481 burra janë prekur nga COVID-19, derisa gra janë 354, ndërkaq mesatarja ditore e infeksionit është afro 4 persona.

Ndryshe, 33 qytetarë të Gjilanit kanë humbur betejën me COVID-19, brenda 172 ditëve të përballjes me pandeminë./Mediafokus.info/