Kuvendi e kalon mocionin, qeverisë Kurti i merret besimi

Kuvendi i Kosovës, me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim e votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të ngritur nga LDK, pas shkarkimit të njëanshëm të ministrit Veliu.

Kryeministri Kurti tha se krejt kjo po bëhet për të mundësuar një marrëveshje me Serbinë, ku përfshihet shkëmbimi i territoreve.

Për bindjen time, motori i këtij nxitimi nuk ka të bëjë fare as me ministrin, as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh, tha Kurti./mediafokus.info