Themelohet Komisioni Hetimor për punën e Qeverisë gjatë pandemisë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar kërkesën për Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020, sikurse që ka themeluar edhe ka themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë, raporton Mediafokus.info.

Në pikën e parë kanë votuar për 73 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në këtë seancë.

Ndërkohë, 74 kanë deputetë votuan për themelimin e Komisionit Hetimor, që sipas propozueses, deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha, do të merret me gjithçka që ka të bëjë me pandeminë, më atë që është bërë nga Qeveria, do të hetojë vdekjen e Agon Musliut në Qendrën e Studentëve derisa ishte i karantinuar dhe asaj që do të bëhet në lidhje me situatën e krijuar. Dhjetë deputetë abstenuan, ndërsa kundër nuk kishte asnjë.

Komisioni është i përbërë nga përfaqësues të të gjitha subjekteve politike./ Mediafokus.info/