Ky është afaristi që ringjalli traditën artizanale

Tefik Ibrahimi njihet në Gjilan si afarist, poliktikan e humanist. Ai ka ditur të themelojë dhe udhëheq një biznes familjar qysh prej para luftës, prej të cilit kanë siguruar mirëqenie edhe familje të tjera.

Suksesi i tij në biznes afrtizanal mban vulën “Dita GSH” e cila ekskluzivisht është marrë me prodhimin e artizanateve shqiptare.

Tefik Ibrahimi, ka shërbyer edhe si aktivist e donator, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në përfaqësimin e denjë të interesave qytetare, humanizmin e madh për ta, si dhe, kulturën e mbështetjes morale e intelektuale.

Parasegjithash, ai është njohës shumë i mirë i fushës së biznesit, duke i ditur edhe brengat dhe mundësitë me të cilat mund të operojë suksesshëm një biznes.

Atë e ka vizituar sot nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ki cili e ka përgëzuar për punën e suksesshme.

“Tefik Ibrahimi është person që ka guxim ta thotë mendimin e drejtpërdrejtë dhe i cili nuk i nënshtrohet asnjë lloj ndikimi apo presioni. Ai është vlerë për shoqërinë, si për mendimin autonom, për mesazhin pozitv, për shpirtin ndërmarrës”, ka thënë Ismajli./mediafokus.info